Ndërlidhjet

logo-print

Vajza e Julia Timoshenkos i kërkon ndihmë Kongresit të SHBA-ve


Ish- kryeministrja e Ukrainës Julia Timoshenko

Ish- kryeministrja e Ukrainës Julia Timoshenko

Vajza e ish-kryeministres së Ukrainës Julia Timoshenko, i ka kërkuar Kongresit të Shteteve të Bashkuara, për të "bërë presion" në autoritetet e Ukrainës dhe për ta ndihmuar nënën e saj.

Jevgenia Timoshenko bëri thirrje të enjten, në një video-konferencë me Dhomën Amerikane të Komitetit dhe Përfaqësuesit e Sigurisë për Bashkëpunim në Evropë.

Duke folur nga Kievi, ajo tha se ende ka "shumë frikë" për jetën e nënës së saj. Julia Timoshenko aktualisht është e shtruar në spital për trajtim nga greva e urisë.

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Ukrainës të lirojë udhëheqësit e burgosur të opozitës, dhe t’iu lejojë atyre që të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 28 tetorit.
XS
SM
MD
LG