Ndërlidhjet

Bisedime të reja për aktivitetin bërthamor të Iranit


Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), Jukia Amano.
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), Jukia Amano.
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), Jukia Amano, do të udhëtojë të dielën drejt Iranit, për bisedime rreth programit bërthamor të këtij vendi.

Zhvillimi i papritur ndodh pas pohimeve të diplomatëve perëndimorë se ANEB-i dhe Irani janë duke punuar në një marrëveshje kornizë për trajtimin e shqetësimeve që kanë të bëjnë me aktivitetin atomik të Republikës Islamike.

“Amano do të udhëtojë të dielën në Teheran për të diskutuar çështje të interesit të ndërsjellë me zyrtarët iranianë”, thuhet në deklaratën e ANEB-it.

Sipas saj, zhvillimet do të zhvillohen të hënën.

Perëndimi druan se aktiviteti bërthamor i Iranit ka për qëllim krijimin e armës atomike – akuza që hidhen poshtë nga Teherani zyrtar.
XS
SM
MD
LG