Ndërlidhjet

Austria e gatshme për thellim bashkëpunimi me Kosovën


Flamuri i Austrisë
Flamuri i Austrisë
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur në takim zëvendëskryetarin e Parlamentit të Austrisë, Fric Nojgebauer.

Me këtë rast, Jahjaga ka thënë se kontributi i Austrisë në Kosovë në fushën e sigurisë, ekonomisë dhe të diplomacisë, është shumë i rëndësishëm për paqen dhe sigurinë e përgjithshme të rajonit.

Sipas njoftimit të Presidencës, Nojgebauer ka shprehur gatishmërinë e Austrisë për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit në fushën e arsimit, ekonomisë dhe turizmit.
XS
SM
MD
LG