Ndërlidhjet

Kriza e borxheve mund të zgjasë edhe dy vjet


Ilustrim
Ilustrim
Ministri gjerman i Financave, Volfgang Shojble, ka thënë se kriza e borxheve në Evropë mund të zgjasë edhe dy vjet.

Ai ka thënë se është me rëndësi që në Samitin e G8-ës në SHBA, udhëheqësit e Evropës t’i tregojnë botës se janë duke punuar për të luftuar krizën, që kërcënon rimëkëmbjen ekonomike në mbarë botën.

“Tregjet financiare do të qetësohen për 12 deri në 24 muaj”, ka thënë Shojble për mediat franceze.

“Udhëheqësit evropianë nuk kanë qenë mjaft të mirë dhe të suksesshëm gjatë dy vjetëve të fundit. Është e rëndësishme që në samitin e G8-ës të tregojnë se Evropa mund të gjejë zgjidhje të përbashkëta”, ka thënë Shojble.

Samiti i G8-ës nis të premten në Shtetet e Bashkuara, ndërsa nikoqir i tij është presidenti Barak Obama.

Në grupin G8 marrin pjesë: Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe SHBA-ja.
XS
SM
MD
LG