Ndërlidhjet

logo-print

Hoxhaj uron homologun e ri francez


Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj - foto arkivi

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj - foto arkivi

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram urimi zotit Laurent Fabius, me rastin e zgjedhjes së tij në postin e ministrit të Punëve të Jashtme të Francës.

“Kosova është shumë mirënjohëse për angazhimin e Francës në favor të lirisë, konsolidimit të pavarësisë dhe thellimit të demokracisë dhe institucioneve shtetërore të Kosovës. Unë jam i bindur se Franca do të vazhdojë angazhimin e saj përballë Kosovës në rrugën e integrimit të saj në aleancën atlantike dhe në Bashkimin Evropian”, thuhet ndër të tjera në telegramin e Hoxhajt.

Ky i fundit po ashtu ka shprehur gatishmërinë e plotë për të punuar me ministrin Fabius, për të përforcuar marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy shteteve.
XS
SM
MD
LG