Ndërlidhjet

Protesta masive kundër planit për Bahrejnin


Teheran, 18 maj 2012.

Teheran, 18 maj 2012.

Dhjetëra mijëra shiitë kanë protestuar të premten në Bahrejn kundër propozimeve për unitet ndërmjet Mbretërisë së udhëhequr nga sunitët dhe Arabisë Saudite.

Me sloganet, “Bahrejni nuk është në shitje”, ata kanë marshuar jashtë kryeqytetit Manama.

Propozimet janë pjesë e planit të udhëheqësve sunitë të Gjirit Arabik.

Në Iranin e banuar kryesisht me shiitë, mediat shtetërore kanë raportuar po ashtu për protesta masive kundër propozimeve në fjalë. Udhëheqësit e Iranit thonë se plani është "komplot i Shteteve të Bashkuara".

Në Bahrejn, për më shumë se një vit, janë zhvilluar protesta të myslimanëve shiitë, që i kërkonin familjes mbretërore në pushtet të përmirësojë të drejtat e njerut dhe të bëjë reforma politike.

Irani ka shprehur vazhdimisht mbështetje për këto protesta.
XS
SM
MD
LG