Ndërlidhjet

Obama me plane të reja për Afrikën


Uashington, 18 maj 2012.
Uashington, 18 maj 2012.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka bërë publike angazhime të reja për të trajtuar mungesat e ushqimit në Afrikë, përfshirë tre miliardë dollarë investime në sektorin privat.

Plani synon të zhvillojë bujqësinë dhe të heqë nga varfëria 50 milionë njerëz gjatë 10 vjetëve të ardhshëm.

Duke folur në Simpoziumin për Bujqësinë Globale dhe Sigurinë e Ushqimit në Uashington, Obama tha se udhëheqësit e G8-ës do të miratojnë iniciativën në takimin dyditor të tyre, që nis të premten në Kamp Dejvid të Merillendit.

Krerët e katër shteteve afrikane – Ganës, Etiopisë, Tanzanisë dhe Beninit – do të marrin pjesë në sesionin për sigurinë e ushqimit, të shtunën.
XS
SM
MD
LG