Ndërlidhjet

Siri - Protesta në solidaritet me studentët


Siri - foto arkivi
Siri - foto arkivi
Mijëra njerëz kanë mbushur rrugët e qytetit verior të Sirisë, Alepo, në protestën më të madhe të kësaj zone, që nga shpërthimi i kryengritjes, vitin e kaluar.

Aktivistët për të drejtat e njeriut thonë se disa njerëz janë lënduar me gazin lotsjellës dhe municionin e vërtetë që kanë përdorur forcat qeveritare.

Burimet e njëjta raportojnë për protesta masive edhe në qytete të tjera.

Protestat thuhet të jenë thirrur në shenjë solidariteti me studentët e Alepos, pasi forcat qeveritare kanë vrarë katër prej tyre në këtë muaj.

Kryengritja popullore në Siri ka nisur në mars të vitit të kaluar. Sipas Kombeve të Bashkuara, mbi 9,000 persona kanë humbur jetën në trazira.
XS
SM
MD
LG