Ndërlidhjet

Merkel propozon referendum për Greqinë


Kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka hedhur në qarkullim idenë që Greqia të mbajë referendum nëse grekët duan të mbesin në Eurozonë, pas zgjedhjeve të përgjithshme të muajit të ardhshëm.

Zyra e kryeministrit grek tha se Merkel ka bërë propozimin gjatë bisedës telefonike me presidentin Karlos Papulias.

Kryeministria po ashtu ka thënë se kjo është përtej përgjegjësive të qeverisë së përkohshme, e cila do të jetë në detyrë deri në zgjedhjet e 17 qershorit.

Këto të fundit do të zhvillohen pas dështimeve të partive politike për të formuar koalicionin qeveritar pas zgjedhjeve të 6 majit.

Pasiguria për të ardhmen politike të Greqisë ka tronditur tregjet financiare dhe ka nxitur spekulime se Greqia mund të largohet nga Eurozona.
XS
SM
MD
LG