Ndërlidhjet

Berlini mohon idenë për referendumin grek


Kancelarja gjermane, Angela Merkel - foto arkivi
Kancelarja gjermane, Angela Merkel - foto arkivi
Qeveria e Gjermanisë ka hedhur poshtë raportet se kancelarja Angela Merkel i ka propozuar referendum Greqisë nëse do ose jo të mbetet në Eurozonë.

Më herët, Qeveria greke ka thënë se Merkel ka hedhur në qarkullim idenë që Greqia të mbajë referendum nëse grekët duan të mbesin në Eurozonë, pas zgjedhjeve të përgjithshme të muajit të ardhshëm.

Sipas Zyrës së kryeministrit grek, Merkel e ka bërë propozimin gjatë bisedës telefonike me presidentin Karlos Papulias.

Por, një zëdhënës i Qeverisë gjermane tha se kjo është “e pavërtetë”.

Greqia do të mbajë zgjedhje të përsëritura më 17 qershor, pasi partitë politike kanë dështuar të arrijnë marrëveshje për koalicionin pas zgjedhjeve të 6 majit.

Pasiguria për të ardhmen politike të Greqisë ka nxitur spekulime se ky vend mund të largohet nga zona e euros.
XS
SM
MD
LG