Ndërlidhjet

Çen në aeroport, beson se do largohet në SHBA


Aktivisti i verbër kinez Çen Guangçeng

Aktivisti i verbër kinez Çen Guangçeng

Aktivisti i verbër Çen Guangçeng tha se gjendet në aeroportin ndërkombëtar të Pekinit, prej nga ku beson se do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Agjencia e lajmeve, AFP, tha se Çen ka folur me agjencinë përmes telefonit.

Një fotoreporter i AFP-së, i vendosur jashtë spitalit ku gjendej Çen për më shumë se dy javë, ka parë një autokolonë që është larguar nga spitali.

Nuk dihet nëse në autokolonë gjendej edhe Çen.

Aktivisti për të drejtat e njeriut ka qenë në një spital të Pekinit, që kur u largua nga ambasada amerikane në Pekin, ku kishte kërkuar strehim për disa ditë.
XS
SM
MD
LG