Ndërlidhjet

Pishtari Olimpik arrin në Britani


Pishtari Olimpik gjatë udhëtimit në Greqi, 17 maj 2012
Pishtari Olimpik gjatë udhëtimit në Greqi, 17 maj 2012
Pishtari Olimpik ka arritur nga Greqia në Britani, për të paralajmëruar nisjen e Olimpiadës Verore në Londër, më 27 korrik.

Flaka tash nis udhëtimin 70 ditor, pothuajse 13 mijë kilometra nëpër zonat historike të Britanisë, para se arrijë në kryeqytet në fillim të lojërave.

Rreth tetë mijë njerëz do ta bartin dorë pas dore pishtarin në 1019 qytete, fshatra si dhe zona historike si Stonehenge.

Prej 3-7 qershor, pishtari do të shkojë edhe në Irlandën Veriore, dhe pastaj edhe në Republikën e Irlandës—shtet ky që është jashtë Mbretërisë së Bashkuar.

Vrapuesja më e vjetër, do të jetë një 100 vjeçare, derisa pjesëmarrërit e tashëm dhe ata të Olimpiadave të kaluara, si dhe ushtarët e plagosur në Afganistan, marrin pjesë po ashtu.
XS
SM
MD
LG