Ndërlidhjet

Teherani mirëpret vizitën e shefit të ANEB-it


Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore Jukija Amano
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore Jukija Amano
Irani e ka mirëpritur lajmin se kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) do të vizitojë Teheranin.

Ministri i Jashtëm Ali-Akbari Salehi tha se vizita e shefit të ANEB-it Jukija Amano është një “shenjë e mirë”.

Salehi citohet të ketë thënë se Teherani shpreson se me vizitën e Amanos, që arrin në kryeqytetin iranian të dielën, do të ndodhë sqarimi i pikëpyetjeve mbi programin bërthamor të Iranit.

Shefi i ANEB-it e viziton Iranin, para bisedimeve në mes të Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, që zhvillohen të mërkurën në Bagdad.

Para këtyre bisedimeve, zyrtarët iranainë kanë zhvilluar takim me zyrtarët e ANEB-it në Vjenë.

Nuk është raportuar për ndonjë marrëveshje.

Zyrtarët e ANEB-it po bëjnë presion mbi Iranin, që të lejojë qasjen në zonën ushtarake të Parçinit, për të cilën, agjencia e OKB-së dyshon se po përdoret për të zhvilluar armë bërthamore.
XS
SM
MD
LG