Ndërlidhjet

logo-print

Epilogu i skandalit të adoptimit të fëmijës rus


Ilustrim

Ilustrim

Në Shtetet e Bashkuara, një grua që ka birësuar një djalë rus dhe e ka kthyer sërish në Moskë, është urdhëruar që të paguajë për mirëqenien e djalit si dhe një kompensim prej 150 mijë dollarësh.

Një gjykatës në shtetin Tenese tha se Tori Hansen duhet të të paguajë çdo muaj nga një mijë dollarë për djalin nëntëvjeçar, derisa ai të mbushë 18 vjet.

Hansen e ktheu Artiom Savelievin në Rusi në prill të 2010, me një letër në të cilën thuhej se fëmija ishte i zhurmshëm, i dhunshëm, dhe ajo më nuk e dëshironte.

Incidenti ka krijuar një skandal ndërkombëtar dhe ka shtyrë Rusinë që të vendosë një
moratorium të përkohshëm mbi programin e adoptimit me SHBA-në.
XS
SM
MD
LG