Ndërlidhjet

Itali: Shpërthim në shkollë, vritet një nxënëse


Ilustrim
Ilustrim
Një bombë ka shpërthyer jashtë një shkolle të mesme në jug të Italisë, duke lënë të vrarë një nxënëse dhe duke plagosur disa të tjerë, citon agjencia e lajmeve, AP zyrtarët italianë.

Mjeti shpërtheu pak minuta para orës 8 në qytetin e Brindizit, derisa studentët ishin jashtë, duke u bërë gati për orën e mësimit në Institutin Morvillo –Falcone.

Shkolla mban emrin e prokurorit të vrarë, që luftonte mafian, Gjovani Falcone dhe gruas së tij, Françeska Morvillo, gjykatëse, që po ashtu është vrarë nga shpërthimi i Cosa

Nostra-s në vitin 1992 në Sicili. Raportohet për 7-10 nxënës të palogosur.
Nuk dihet motivi i sulmit dhe as përgjegjësit e tij.
XS
SM
MD
LG