Ndërlidhjet

Çen largohet nga Kina


Aktivisti i verbër kinez Çen Guangçeng
Aktivisti i verbër kinez Çen Guangçeng
Aktivisti i verbër Çen Guangçeng është në aeroplan, në rrugë për në Shtetet e Bashkuara.

Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi përmes një deklarate se “Çen Guangçeng, gruaja e tij dhe dy fëmijët janë larguar nga Kina dhe janë në rrugë për në Shtetet e Bashkuara, ku ai do të ndjekë studimet në një universitet amerikan".

Çen gjatë ditës ka konfirmuar për media se gjendet në aeroportin ndërkombëtar të Pekinit, prej nga ku besonte se do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Megjithatë, ai nuk ishte parë nga reporterët.

Aktivisti për të drejtat e njeriut ka qenë në një spital të Pekinit, që kur u largua nga ambasada amerikane në Pekin, ku kishte kërkuar strehim për disa ditë.

Çen, rasti i të cilit, ka rritur tensionet në mes të Uashingtonit dhe Pekinit mbi trajtimin e të drejtave të njeriut në Kinë, ka qenë një kritik aktiv i abuzimit me politikën kineze për lindjen e vetëm një fëmije.
XS
SM
MD
LG