Ndërlidhjet

Irani pret heqjen e sanksioneve


Flamur iranian
Flamur iranian
Irani tha se sanksionet mbi programin e diskutueshëm bërthamor të tij duhet të hiqen në bisedimet me fuqitë botërore që mbahen në javën e ardhshme në Bagdad.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme, Ramin Mehmanparast, i tha të përditshmes iraniane qeveritare se heqja e sanksioneve do të shfaqte "shenjat e para", që Perëndimi, po ndryshon qasjen e tij "të gabuar" ndaj Iranit dhe aktivitetit të tij bërthamor.

Në zhvillime tjera, Irani e ka mirëpritur lajmin se kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) do të vizitojë Teheranin.

Ministri i Jashtëm Ali-Akbari Salehi tha se vizita e shefit të ANEB-it Jukija Amano është një “shenjë e mirë”.

Shefi i ANEB-it e viziton Iranin, para bisedimeve në mes të Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, që zhvillohen të mërkurën në Bagdad
XS
SM
MD
LG