Ndërlidhjet

Irakianët protestojnë kundër Turqisë


Ilustrim

Ilustrim

Rreth 200 protestues janë mbledhur para konsullatës turke në Basra të Irakut, duke i kërkuar qeverisë turke që të ndalojë së ndërhyri në çështjet e brendshme të Irakut.

Në këkesa përfshihej edhe dorëzimi i nënpresidentit të arratisur, Tarek al-Hashemi, i cili po gjykohet në mungesë në Bagdad, se ka drejtuar skuadra të vdekjes. Ankara ka thënë se nuk do ta esktradojë atë.

Hashemi hedh poshtë akuzat, duke i quajtur ato të motivuara politikisht.

Raportet mes Irakut dhe Turqisë janë përkeqësuar në muajt e fundit, derisa Ministria e Jashtme e Irakut ka thirrur të dërguarin e Ankarasë në Bagdad për të protestuar ndaj sjelljes së dy diplomatëve turq.

Në muajin prill kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan e ka akuzuar kryeministrin irakian Nuri al-Maliki se po nxit tensione në mes të sunitëve, shiitëve dhe kurdëve.

Al-Maliki ka reguar duke e akuzuar Turqinë se po synon hegjemoni rajonale.
XS
SM
MD
LG