Ndërlidhjet

logo-print

Armend Ibrahimi zgjedhet kryetar i Forumit Rinor të LDK-së


Nga një tubim i LDK-së, foto nga arkivi

Nga një tubim i LDK-së, foto nga arkivi

Armend Ibrahimi është zgjedhur kryetar i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në këtë post ai është zgjedhur nga Kuvendi i 9-të zgjedhor i Forumit të Rinisë së LDK-së, ku për kundërkandidat kishte anëtarin tjetër Fatbardh Zhitia.

Në Kuvend nuk janë lejuar të hyjnë një grup i delegatëve nga forumi nëndegëve nga Podujeva më arsyetimin se ata nuk kishin legjitimitetin.

Si rrjedhojë, ata kanë protestuar para dyerve të Hotelit Grand, ku po mbante punimet Kuvendi Zgjedhor.

Esat Uka, delegat nga dega e FR të LDK-së në Podujeve u ka thënë medieve se ishte Isa Mustafa, kryetar i LDK-së ai që kishte urdhëruar mos lejimin e tyre për të hyrë dhe për të marrë pjesë në Kuvendin e 9-të zgjedhor.

Këta delegatë, në LDK njihen edhe si mbështetës të ish kryetarit të LDK-së, Fatmir Sejdiu.

Sidoqoftë, protesta e tyre ka përfunduar e qetë, ndërkaq Forumi Rinor i LDK-së i ka përfunduar punimet sipas parashikimeve.
XS
SM
MD
LG