Ndërlidhjet

Sulm vetëvrasës në Afganistan, 8 të vrarë


Ilustrim me foto nga arkivi
Ilustrim me foto nga arkivi
Një sulmues vetëvrasës hodhi veten në erë në një postbllok të policisë të shtunën në lindje të Afganistanit, duke vrarë të paktën tetë njerëz.

Autoritetet e rendit të provincës së Khostit thanë se sulmuesi ka ecur deri në një pikë kontrolli në Ali Sher dhe ka shpërthyer eksplozivin e ngjitur në jelekun e tij, duke vrarë dy policë dhe gjashtë civilë.

Shpërthimet vetëvrasëse dhe forma tjera të dhunës vazhdojnë në Afganistan, derisa krerët e shteteve janë mbledhur për një samit të NATO-s në Çikago për të diskutuar nevojat e sigurisë së Afganistanit, pasi shumica e trupave të huaja largohen në fund të vitit 2014.
XS
SM
MD
LG