Ndërlidhjet

Lajçak paralajmëron format të ri të dialogut Kosovë-Serbi


Mirosllav Lajçak

Mirosllav Lajçak

Pas formimit të qeverisë në Serbi do të pasojë një format i ri i dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, thotë ministri i Punëve të Jashtme i Sllovakisë, Miroslav Lajçak.

Ai, megjithatë, nuk ka zbuluar detaje të këtij koncepti, por ka komentuar se diçka duhet të ndryshojë, në mënyrë që dialogu të jetë efektiv.

Lajçak ka bërë këto komente për të përditshmen e Beogradit, "Veçernje Novosti".

Vazhdimi i dialogut me Kosovën është një nga kushtet që Bashkimi Evropian ia ka vënë Serbisë, para se t’ia caktojë datën e fillimit të negociatave për anëtarësim.

Serbia ka marrë tashmë statusin e kandidates për në BE, dhe një nga kriteret e plotësuara ka qene dialogu me Kosovën i zhvilluar në Bruskel, nën ndërmjetësimin e BE-së.

Kosova, si shpërblim për këtë dialog, ka marrë studimin e fizibilitetit.

Dialogu aktualisht është pezulluar për shkak të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Serbi.

Ndryshe, në 9 raunde negociatash në Bruksel, janë arritur 7 marrëveshje, zbatimi i të cilave edhe më tej lë shumë për të dëshiruar, me palët që fajësojnë njëra-tjetrën për ngecjen e tyre.
XS
SM
MD
LG