Ndërlidhjet

logo-print

Liderët e G8 trajtojnë shqetësimet ekonomike


Nga samiti i G8-ës...

Nga samiti i G8-ës...

Liderët e ekonomive të mëdha botërore janë takuar në ditën e dytë të samitit të G8-ës, ku kanë trajtuar shqetësimet ekonomike si pasojë e krizës së borxheve në eurozonë.

Bisedimet në rezidencën e presidentit amerikan Barak Obamës në Kamp Dejvid afër Uashingtonit vijnë, pasi në Greqi u shpërbë parlamenti, derisa u konfirmuan zgjedhjet e reja më 17 qershor.

Frika se bllokada politike do ta largojë këtë vend nga eurozona ka dominuar dhe në samit.

Me të ardhmen e euros në dyshim, liderët e SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Britanisë, Japonisë, Rusisë, Italisë dhe Kanadasë do të përpiqen që të peshojnë kërkesat për rritje të shpenzimeve me qëndrimin e vazhdueshëm të Gjermanisë për masat shtrënguese.

Para fillimit të sesionit të parë të punës të shtunën, Obama u tha gazetarëve se të gjitha vendet e G8-ës janë “absolutisht të përkushtuar” për qëllimet e rritjes, stabilitetit, si dhe konsolidimin fiskal, derisa udhëheqësit u përpoqën që të kapërcejnë ndasitë në lidhje me tejkalimin e krizës së eurozonës.

“Të gjithë ne jemi aboslutisht të përkushtuar që të sigurojmë edhe rritjen dhe stabilitetin, por edhe konsolidimin fiskal si pjesë e një pakoje të përgjithshme, që të gjithë ne duhet ta ndjekim me qëllim të arritjes së një lloj prosperiteti për qytetarët tanë”, tha Obama.
XS
SM
MD
LG