Ndërlidhjet

Liderët botërorë për "proces më të shpejtë politik në Siri"


Siri

Siri

Presidenti amerikan Barak Obama thotë se G8 ka rënë dakord se procesi politik në Siri duhet "të ecë përpara" në një mënyrë më të shpejtë.

Obama ka bërë këto komente gjatë samitit të G8-ës në Kamp Dejvid.

Në Uashington, i dërguari i Kremlinit për Afrikën, tha se udhëheqësit e G8-ës ende nuk kanë rënë dakord mbi deklaratën pëtrfundimtarë për Sirinë.

Mihail Margelov tha se qëndrimi për të mos ndërhyrë i Rusisë ka mbetur i pandryshuar.

Ndërkohë, të paktën nëntë persona janë raportuar të vrarë dhe dhjetra të plagosur pas shpërthimit të një makine bombë në lindje të Sirisë.
XS
SM
MD
LG