Ndërlidhjet

Serbia mban balotazhin presidencial


Boris Tadiq dhe Tomisllav Nikoliq
Boris Tadiq dhe Tomisllav Nikoliq
Qytetarët në Serbi kanë nisur të votojnë në balotazhin presidencial. Sondazhet tregojnë se presidenti i deritashëm Boris Tadiq është në epërsi ndaj rivalit të tij Tomisllav Nikoliq.

Tadiqi ishte në epërsi të vogël ndaj Nikolliqit në raundin e parë të zgjedhjeve, që u zhvilluan më 6 maj.

Nikolliq pretendon se zgjedhjet janë përcjellë me mashtrime, por zyrtarët e zgjedhjeve nuk kanë gjetur prova për një gjë të tillë.

Tadiqi për balotazh, ka siguruar mbështetjen e Partisë Socialiste të Ivica Daçiqit, forca e tretë më e madhe ne parlament.
XS
SM
MD
LG