Ndërlidhjet

Çelsi fiton Ligën e Kampionëve


Futbollistët e Çelsit festojnë fitoren, Bajern, Gjermani, 20 maj 2012
Futbollistët e Çelsit festojnë fitoren, Bajern, Gjermani, 20 maj 2012
Çelsi rrëmbeu titullin e kampionit në Ligën evropiane të klubeve.

Ekipi anglez mposhti Bajernin e Mynihut 4-3 në ekzekutimin e penaltive në finalen e Ligës së Kampionëve që u mbajt të shtunën mbrëma në Mynih.

Ndeshja shkoi në penalti, meqë rezultati edhe pas lojës shtesë ishte i barabartë 1-1.

Pala gjermane ka kontrollouar pothuaj gjatë tërë kohës lojën dhe mund të fitonte në lojën shtesë, por Arjen Roben dështoi të shënojë një penalti.

Për Çelsin, Didier Drogba ishte heroi, i cili barazoi vetëm pak minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Ai pastaj shënoi edhe penaltinë finale për t’ia siguruar kështu Çelsit, tiullin e parë të Ligës së Kampionëve.
XS
SM
MD
LG