Ndërlidhjet

Çen arriti në SHBA


Aktivisti i verbër kinez, Çen Guangçeng
Aktivisti i verbër kinez, Çen Guangçeng
Aktivisti i verbër kinez, që ka shkaktuar tensione në mes të Uashingtonit dhe Pekinit, ka arritur në Shtetet e Bashkuara.

Çen Guangçeng ka arritur në aeroportin ndërkombëtar të Njuarkit, së bashku me gruan dhe dy fëmijët e tyre.

Para nisjes, ai qe marrë me nxitim nga një spital në Pekin dhe ishte vendosur në një aeroplan, pasi që autoritetet i kishin thënë që të përgatitej për largimin.

Pas shtatë vjetësh në burg dhe në arrest shtpiak, Çen u arratis nga fshati i tij në muajin prill, dhe u strehua brenda Ambasadës Amerikane.

Zyrtarët arritën një marrëveshje, që e linte të lirë Çenin, por ai kishte tjetër gjë në mendje.

Kjo, bëri që të mbahen negociata të tjera që çuan në marrëveshjen, për ta dërguar atë në SHBA për të studiuar në Universitetin e Nju Jorkut.
XS
SM
MD
LG