Ndërlidhjet

Obama: Konsensus i G8 për eurozonën


Udhëheqësit e G8 në Kamp Dejvid, SHBA, 19 maj, 2012
Udhëheqësit e G8 në Kamp Dejvid, SHBA, 19 maj, 2012
Presidenti amerikan Barak Obama tha se po “shfaqet një konsensus” se duhet bërë më shumë për të promovuar rritjen e vendeve të punës në Evropë, derisa kontinenti po përballet me krizën e borxheve.

Obama iu tha gazetarëve në fund të samitit të G8-ës në Kamp Dejvid se ai dhe udhëheqësit tjerë të shtatë vendeve më të industrializuara janë pajtuar se “rritja (ekonomike) dhe krijimi i vendeve të punës janë prioritete tona kryesore”, derisa një ekonomi evropiane e qëndrueshme është në interes të secilit.

Obama tha se udhëheqësit botërorë kanë bërë përparim edhe për një sërë çështjesh ndërkombëtare, përfshirë Iranin, Sirinë, dhe Korenë Veriore.

Liderët e Tetëshes po ashtu sinjalizuan gatishmërinë për të hapur rezervat kombëtarë të naftës për të adresuar çfarëdo telashe në tregjet botërore, kur të hyjnë në fuqi sanksionet ndaj eksportit të naftës iraniane.
XS
SM
MD
LG