Ndërlidhjet

ISKP: Zgjedhja e gjyqtarëve të Kushtetueses, e politizuar


Ilustrim
Ilustrim
Instituti për Studime Kushtetuese dhe Parlamentare(ISKP) ka gjetur se Komisioni përkatës i Kuvendit të Kosovës që bën përzgjedhjen dhe rekomandimin e kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese është në kundërshtim me praktikat e vendeve demokratike dhe këtë proces e lë nën hijen e ndikimeve politike.

Në një analizë të bërë nga ky institut thuhet se përbërja e Komisionit përkatës dominohet kryesisht nga kryetarët e Grupeve Parlamentare të Kuvendit të Kosovës.

“Nga gjithsej 12 anëtarë të Komisionit, shtatë prej tyre janë përfaqësues të partive politike, njëherësh kryetarë të Grupeve Parlamentare, të cilët dominojnë procesin e votimit në këtë Komision. Rrjedhimisht, kjo rezulton me një proces, i cili detyrimisht imponon marrëveshje ose koalicione politike për përzgjedhjen e kandidatëve të caktuar për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, sidomos kur kihet parasysh fakti se për rekomandimin e kandidatëve tek presidenti duhen votat e 2/3 të deputetëve të pranishëm dhe që votojnë”, thuhet në analizën e ISKP-së.

“Procesi i zgjedhjes së gjyqtarëve kushtetues në Gjykatën Kushtetuese në mënyrën sesi ka rrjedhur ka qenë jo transparentë, për shkak se Komisioni që bën rekomandimin e kandidatëve për gjyqtarë nuk ka ofruar qasje për të gjitha grupet tjera të interesit siç janë shoqëria civile, mediat dhe opinioni i gjerë”, thuhet nëdr të tjera në analizë.
XS
SM
MD
LG