Ndërlidhjet

logo-print

Siri: Shpërthim afër vëzhguesve të OKB-së


Siri...

Siri...

Një bombë e vendosur në rrugë ka shpërthyer në periferinë e trazuar të kryeqytetit sirian, derisa zona po vizitohej nga shef i misionit vëzhgues të OKB-së.

Agjencia e lajmeve, Associated Press, thotë se nuk është raportuar për viktima nga shpërthimi, që ndodhi Douma, i cili dëmtoi një makinë të parkuar.

Po, ashtu nuk është e qartë se kush ishte në shënjestër të bombës.

Gjenerali Robert Mud dhe një ekip i vëzhguesve dhe gazetarëve ishin rreth 150 metra larg vendit ku ndodhi shpërthimi.

Një ekip vëzhgues i OKB-së me më shumë se 200 anëtarë që tani gjendet në terren, ka bërë pak për të shuar gjakderdhjen në Siri, derisa disa vëzhgues janë përfshirë edhe vetë në dhunën e vazhdueshme.
XS
SM
MD
LG