Ndërlidhjet

Vdes sulmuesi i Lokerbit


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi
Ish zyrtari i inteligjencës së Libisë, i dënuar për sulmin ajror në Lokerbi në vitin 1988, në të cilin vdiqën 270 persona, ka ndërruar jetë.

Vëllai i tij, Abdulhakimi, tha se Abdel Baset al-Megrahi ka vdekur të dielën në shtëpinë e tij, pas një beteje të gjatë me kancerin.

Një gjykatë skoceze në vitin 2001 e dënoi libianin në lidhje me sulmet në aeroplanin e kompanisë Pan Am 103.

Ai u lirua në vitin 2009 në "bazë të dhembshurisë", pasi që mjekët kishin thënë se ai do të jetonte vetëm edhe tre muaj.
XS
SM
MD
LG