Ndërlidhjet

Fitu: Për veriun, vizion jo fjalë

  • RFE /RL

Zhan Fransua Fitu

Zhan Fransua Fitu

Për veriun e Kosovës duhet të këtë vizion dhe jo fjalë, ka thënë të dielën ambasadori francez në Prishtinë, Zhan Fransua Fitu.

Derisa po vizitonte një qendër votimi në Graçanicë, ku pjesëtarë të komunitetit serb po votonin për presidentin e ri të Serbisë, Fitu tha se duhet të bëhet më shumë për veriun dhe jo vetëm të flitet.

“Ajo që tha Bashkimi Evropian para gjashtë muajve dhe që është shumë e rëndësishme, është se duhet të ketë një vizion për veriun dhe jo shumë biseda dhe jo fjalë, sepse të gjithë po flasin si vendoret ashtu dhe ndërkombëtarët. Unë mendoj se sa më shumë po flasim, thjeshtë po bëjmë më shumë presion në njerëz”, tha ambasadori francez.(z.g.)
XS
SM
MD
LG