Ndërlidhjet

Shkon në 6 numri i të vdekurve nga tërmeti


Pasojat e tërmetit në Itali
Pasojat e tërmetit në Itali
Një tërmet në pjesën veriore të Italisë ka lënë të vdekur të paktën gjashtë njerëz dhe ka shkaktuar dëme serioze të objekteve në disa qytete.

Tërmeti me intensitet prej 6 shkallë të Rihterit goditi Italinë në mes të natës, rreth 35 kilometra në veri të qytetit të Bolonjës.

Autoritetet thonë se dridhja ka shkaktuar "dëme të mëdha në trashëgiminë kulturore".

Rreth 50 njerëz janë lënduar lehtë. Më shumë se 3 mijë njerëz u evakuan nga shtëpitë e tyre më vonë mes frikës për dridhje tjera.

Tërmeti është dëgjuar në Bolonjë, Ferrara, Veronë dhe Mantua.

Ekipet e shpëtimit po spastrojnë zonën në mesin e njoftimeve se një numër i njerëzve mund të jetë varrosur nën rrënoja.
XS
SM
MD
LG