Ndërlidhjet

Romni kritikon Obamën për shkurtimet në ushtri


Mit Romni

Mit Romni

Mit Romni, kandidati që po përpiqet të marrë nominimin republikan për president, ka kritikuar presidentin amerikan Barak Obama për shkurtimet e “papërgjegjshme" në fushën e mbrojtjes.

Komentet e tij, vijnë derisa krerë të shteteve dhe te qeverive janë mbledhur në samitin e NATO-s në Çikago.

Romni ka thënë se SHBA me këto shkurtime, "është në pozicion të vështirë për të ushtruar lidership në bindjen e aleatëve për të shpenzuar më shumë për sigurinë”.

"Përkundrazi, është vendosur një efekt shumëzues: shkurtimet e papërgjegjshme të administratës për mbrojtjen kanë hapur rrugën që partnerët tanë të bëjnë edhe më pak ", ka shkruar Romni në një editorial të botuar nëgazetën Chicago Tribune.

Partia Republikane e Romnit tradicionalisht është parë si më e fortë në çështjet e mbrojtjes.
XS
SM
MD
LG