Ndërlidhjet

Protestuesit përleshen me policinë jashtë samitit të NATO-s


Derisa po vazhdon të mbahet samiti i NATO-s në qytetin amerikan të Çikagos, janë zhvilluar edhe disa protesta. Policia tha se është përleshur me protestues anti-luftës.

Raportohet se katër policë janë plagosur, kurse autoritetet thonë se kanë arrestuar 45 demonstrues.

Numri i protestuesve sipas autoriteteve të rendit është zvogëluar gjatë fundjavës.

Policia vlerëson se rreth 3 mijë njerëz morën pjesë në protestë të dielën, derisa organizatorët kishin thënë se në protestë mund të marrin pjesë deri në 10 mijë persona.
XS
SM
MD
LG