Ndërlidhjet

logo-print

Klinton takon presidentin pakistanez


Klinton dhe Zardari

Klinton dhe Zardari

Presidenti i Pakistanit Asif Ali Zardari, u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndihmuar në gjetjen e një "zgjidhjeje të përhershme" pas bllokimit të furnizimit të NATO-s në Afganistan, si shenjë proteste ndaj një sulmi amerikan, që pat lënë të vrarë 24 ushtarë pakistanezë.

Një zëdhënës i presidentit tha se Zardari e bëri këtë thirrje gjatë një takimi me Sekretaren amerikane Hillari Klinton në Çikago në margjinat e samitit të NATO-s.

Zardari ka bërë thirrje gjithashtu që SHBA-ja të bëjë më shumë për të justifikuar vdekjen e 24 ushtarëve pakistanezë të vrarë në nëntor nga avionët e SHBA-ve përgjatë kufirit me Afganistanin.

Ky incident bëri që Pakistani të mbyllë rrugët e furnizimit në Afganistan, duke komplikuar misionin e NATO-s në të njejtin vend.
XS
SM
MD
LG