Ndërlidhjet

Përleshje e vrasje në Bejrut për regjimin në Siri


Ilustrim
Ilustrim
Dy persona raportohet se janë vrarë në Bejrut në kryeqytetin e Libanit në përleshjet në mes të grupeve që mbështesin dhe kundërshtojnë regjimin në vendinj fqinj, Siri.

Agjencia e lajmeve AFP thotë se vdekja e këtyre personave fillimisht u raportua nga agjencia shtetërore e lajmeve në Liban.

Gjatë natës është raportuar për përleshje të tjera ku janë plagosur disa vetë.

Raportohet se këto incidente shpërthyen pas vrasjes së një kleriku suni që ishte kundër regjimit sirian.

Dhuna ka ngjallur shqetësime në lidhje me përplasjet e reja sektare në Liban mes sunitëve dhe shiitëve.
XS
SM
MD
LG