Ndërlidhjet

Rreth 20 të vrarë dhe 60 të plagosur në kryeqytetin e Jemenit


Ilustrim

Ilustrim

Të paktën 20 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 60 të tjerë janë plagosur, kur një person i veshur me uniformë ushtarake, hodhi veten në ajër, gjatë provave të një parakalimi ushtarak në kryeqytetin jemenas Sana, njoftuan burimet brenda policisë.

Ministri i mbrojtjes së Jemenit, si dhe shefi i shtabit ishin të pranishëm, por shpëtuan nga sulmi.

Jemeni mbetet strehë për një pjesë të rrjetit Al Kaida, e cila nga Shtetet e Bashkuara vlerësohet si kërcënimi kryesor për sigurinë, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë.

Militantët e këtij rrjeti thuhet se kanë shkaktuar jostabilitet në Jemen, për t'ia krijuar vetes një bazë në shtetin e paralizuar që nga 2011-a, kur nga pushteti ishte larguar presidenti Ali Abdullah Saleh.

Parakalimi ushtarak ishte parashikuar të mbahet të martën për të shënuar ditën e krijimit të shtetit jemen.
XS
SM
MD
LG