Ndërlidhjet

logo-print

Kuçi: Kosova nuk ndikohet nga zhvillimet në Serbi


Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, ka deklaruar sot në Prishtinë se “fati politik, pavarësia e Kosovës dhe zhvillimet e saj, nuk varen nga zgjedhjet politike që mbahen në Serbi”.

“Zgjedhjet politike në Serbi janë për popullin serb. Ajo çka mund të them është se Kosova do të prodhojë paqe, stabiltet dhe fqinjësi të mirë me të gjithë”, ka thënë zoti Kuçi.

Ai është pyetur për një vlerësim mbi zgjedhjet presidenciale në Serbi, nga të cilat fitues doli Tomisllav Nikolliq, i cili udhëheqë Partinë Përparimtare Serbe, e njohur për politika nacionaliste.
XS
SM
MD
LG