Ndërlidhjet

Illiq: Nikolliq do të ndjek rrugën e Putinit


Ilustrim
Ilustrim
Presidenti i partisë “Serbia e Re”, Velimir Illiq, ka uruar qytetarët për fitoren e Tomisllav Nikolliqit në zgjedhjet presidenciale dhe ka thënë se pret nga presidenti ri, të ndjekë rrugën e Vladimir Putinit, "në zhvillimin demokratik të vendit".

Ai gazetarëve u ka thënë se “qytetarët e kanë ndjerë për detyrim që të bëjnë ndryshime”.

“Ata kanë dënuar ata që uzurpuan mediat, që nuk folën të vërtetën, ata që ua përkeqësuan jetët, shkatërruan çdo gjë pozitive, por popullin nuk e mashtron dot njeri, prandaj edhe fituam”, ka thënë Illiq, partia e të cilit në zgjedhje doli me një listë zgjedhore me atë të Nikolliqit.

Duke bërë të ditur se bisedimet për formimin e qeverisë ende nuk ka pasur, aleati i presidentit të ardhshëm serb ka thënë se “të mëdhenjtë” do ta kenë rastin të formojnë qeverinë, e nëse kjo nuk ka sukses, shansin e tyre do ta provojnë edhe të tjerët.
XS
SM
MD
LG