Ndërlidhjet

Krugman: Shëmtia e daljes nga eurozona

  • Heather Maher

Ilustrim

Ilustrim

Ekonomisti amerikan, Paul Krugman, mendon se krijimi i euros ishte gabim. E në të njëjtën kohë, ai mendon se duhet shpëtuar atë.

Kriza aktuale në Eurozonë po udhëhiqet nga një vend të zhytur thellë në borxhe-Greqia, e cila po sillet në një kaos politik e ekonomik të shkaktuar nga kundërshtimi publik ndaj masave shtrënguese të qeverisë. Liderët e Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar patën kërkuar masa të tilla si kompensim për huat që ia patën dhënë vendit.

Në ndërkohë, po shtohet frika që Athina të jetë në rrugë drejt daljes nga Eurozona. Krugman nuk përjashton këtë mundësi, ndërsa i quan “të shëmtuara” pasojat e realizimit të një skenari të tillë.

Kjo do ta godas mjaft rëndë ekonominë greke; do të ketë disa humbje në huatë dhënë Greqisë, por këto humbje ka gjasa të ndodhin pavarësisht këtij zhvillimi. Nëse kjo mbetet e përmbajtur, nëse evropianët bëjnë çfarë është e nevojshme që kjo të mos pasojë me një shkatërrim të plotë të Eurozonës, atëherë nuk do të jetë një gjë aq e keqe”, tha ai.

Por, kjo megjithatë mbetet një “nëse” e madhe, vlerëson fituesi i çmimit Nobel në ekonomi.

Krugman kundërshton fuqishëm masat shtrënguese gjatë krizës ekonomike- masa këto, të cilat aktualisht mbështeten nga shumë liderë në Evropë.

Një pjesë e madhe e qytetarëve evropianë pajtohen me Krugmanin, gjë që u dëshmua në revoltat kundër shkurtimeve buxhetore që u panë nëpër rrugë por edhe në proceset zgjedhore.

Më herët në këtë muaj, votuesit në Francë dhe Greqi kundërshtuan zëshëm qeveritë që mbështesnin masat shtrënguese.

Tani, siç vlerëson Krugman, Banka Qendrore Evropiane duhet të ofrojë ndihmën e saj duke u bërë “huadhënës i pakufishëm për bankat dhe qeveritë” dhe duke rritur objektivat e inflacionit si mënyrë për të frenuar krizën dhe për ta shpëtuar Euro-n.

Mendoj se Euro-s i duhet shpëtimi nëse është i mundshëm. Por, çështja është se kjo nuk po ndodh me politikat aktuale, të cilat vetëm se po e përkeqësojnë gjendjen. Do të bëhej shumë më keq po që se do të dështonte Euro-ja, edhe pse mendoj se ka qenë një gabim që ai të futet në përdorim. Por, tanimë e kemi bërë këtë gabim-ose më mirë thënë, ata e kanë bërë këtë gabim. Tani, dëshirojnë ta shpëtojnë atë meqë dështimi i Euro-s do të dëmtonte projektin evropian, që ka të bëjë me paqen, prosperitetin dhe demokracinë- gjëra vazhdimin e të së cilave do të duhej ta mbështesnim të gjithë”, tha ai.

Gjermania, udhëheqësja e padiskutueshme e masave shtrënguese, sipas Krugmanit, po has në vështirësi për ta pranuar braktisjen e shkurtimeve drastike.

Në takimin e javës së kaluar të G8-ës në Uashington, presidenti i ri francez, Fransua Holandë, dhe presidenti amerikan, Barak Obama, detyruan kancelaren gjermane, Angela Merkel, të mbrojë dhe të stimulojë ndërmarrjen e masave shtrënguese dhe rritjen e shkurtimeve.

Për të shpjeguar qasjen e Gjermanisë mbi krizën aktuale, Krugman citon një fjali të Martin Volfit- komentuesit kryesor për çështje ekonomike në “Financial Times”:
“Në Gjermani, ekonomia është degë e filozofisë etike”.

Ata me të vërtetë kanë dashur ta shohin zbatimin e kësaj në aspektin e borxhlinjve mëkatarë-mëkat i cili duhet dënuar”, vlerëson Krugman.

Fakti që ekonomia nuk është duke funksionuar sipas këtij parimi ka qenë shumë vështirë për t’u kuptuar nga ata”, thekson ai.

Gjermanisë dhe pjesës tjetër të BE-së, ndoshta nuk u ka mbetur edhe shumë kohë për të vendosur se çfarë duhet bërë.

Krugman vlerëson se Greqia do të përjashtohet nga Eurozona brenda muajve të ardhshëm dhe se pas kësaj “shumë shpejt do të vjen momenti i së vërtetës për pjesën e mbetur të Eurozonës”.(e.p.)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG