Ndërlidhjet

Rusi: Putin publikon emrat e kabinetit qeveritar


Presidenti rus Vlladimir Putin, ka publikuar kabineti e ri qeveritar që është dominuar nga aleatët e tij.

Sipas listës së shpallur, zëvendëskryeministri i parë është Igor Shuvalov që do të mbajë postin për politika të përgjithshme ekonomike.

Ministri i Financave Anton Siluanov, minister i mbrojtjes, Anatoli Serdjukov etj.

Një nga fytyrat e reja në kabinet është Arkadi Dvorkoviq, i cili vjen si një nga shtatë zëvendëskryeministrat e kabinetiti.

Ish-presidenti dhe kryeministri aktual Dmitri Medvedev kishte premtuar ndryshim substancial në kabinet.

Putin më 7 maj filloi mandatin e tij të tretë si president pas zgjedhjeve që shkaktoi protesta masive të papara kundër sundimit të tij të vazhdueshme.
XS
SM
MD
LG