Ndërlidhjet

Albumi "Bad" i Xheksonit rikthehet në shtator


Majkëll Xhekson, 2005
Majkëll Xhekson, 2005
Albumi i këngëtarit Majkëll Xhekson, “Bad” rikthehet këtë shtator me muzikë të re dhe një video concert ende të pa parë deri më tash.

Pakoja Deluxe “Bad 25” shënon 25 vjetorin e albumit original, i cili njëherit është edhe fitues i çmimeve Grammy. Në të do të përfshihen demo dhe këngë të cilat nuk arritën të publikoheshin në versionin origjinal.

Këngët e reja janë incizuar në studion e Xheksonit derisa ai përgatiste albumin. Pakoja e re ofron edhe DVD të performancës së këngëtarit legjendar para Princit Çarls, Lejdi Dianas dhe 72 mijë adhuruesve në stadiumin Uembli të Londrës, më 1988.
XS
SM
MD
LG