Ndërlidhjet

NATO konfirmon planet për Afganistanin


Nga samiti i NATO-s

Nga samiti i NATO-s

Liderët e NATO-s kanë miratuar planet për të dorëzuar përgjegjësite e sigurisë tek forcat afgane në mes të vitit 2013.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen konfirmoi planet në samitin dy-ditor në Çikago, si dhe qëllimin e bllokut për të tërhequr forcat luftarake nga Afganistani në fund të 2014-ës.

Në një deklaratë të samitit, presidenti amerikan Barak Obama dhe 27 aleatët e tij po ashtu konfirmuan planet që të lënë pas një mision trajnimi.

Aleanca i kërkoi Pakistanit që të rihapë rrugët furnizuese për në Afganistan “sa më shpejt që të jetë e mundur”.
XS
SM
MD
LG