Ndërlidhjet

Varroset sulmuesi i Lokërbit


Ceremonia e varrimit...
Ceremonia e varrimit...
Abdelbaset al-Megrahi, ish zyrtari i inteligjencës dhe i dënuari i vetëm në lidhje me sulmin e vititi 1988 në Lokërbi, është varrosur në një ceremoni të thjeshtë në periferi të Tripolit në Libi.

Megrahi vdiq në shtëpinë e tij të dielën, pas një beteje të gjatë me kancerin.

Gjashtëdhjetë vjeçari qe dënuar nga gjykatë sepciale në Holandë në vitin 2001.

Ai ka mohuar se ka pasur gisht në sulmin, që la të vrarë 270 njerëz dhe mbetet sulmi më vdekjeprurës terrorist në tokën britanile.

Megrahi u lirua nga një burg në Skoci në bazë të dhembshurisë.

Ai vunate nga kanceri, dhe mjekët i kishin dhënë vetëm edhe tre muaj jetë. Kryeministri britanik, Dejvid Kameron, tha se Megrahi nuk është dashur të lirohej kurrë.
XS
SM
MD
LG