Ndërlidhjet

logo-print

Irani var 14 të dënuar për trafikim droge


Foto nga arkivi mbi protestën kundër dënimit me vdekje në Iran, Paris

Foto nga arkivi mbi protestën kundër dënimit me vdekje në Iran, Paris

Irani ka varur 14 njerëz në Teheran, të dënuar për trafikim me substanca narkotike. Ata janë identifikuar vetëm me inicale.

Amnesty International ka thënë në raportin vjetor mbi dënimet me vdekje, se Irani vetëm në vitin 2011 ka ekzekutuar 360 persona, shumica e tyre të akuzuar për trafikim me drogë.

Teherani konsideron se dënimi me vdekje është thelbësor për ruajtjen e rendit dhe të ligjit.

Vrasjet, dhunimet, plaçkitjet e armatosura dhe trafikimi i më shumë se 5 kilogramëve drogë janë në mesin e krimeve që dënohen me vdekje.

Republika islamike është një nga shtetet që ende praktikon dënimin me vdekje krahas Kinës, Arabisë Saudite e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
XS
SM
MD
LG