Ndërlidhjet

Berisha: Të bëhet çdo gjë për shpëtimin e jetëve


Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha

Kryeministri I Shqipërisë ka porositur ministrin e Shëndetësisë Petrit Vasili të bëhet çdo gjë për t’iu garantuar të lënduarve ndihmën më të kualifikuar në qendrat shëndetësore më të mira brenda vendit dhe jashtë tij, ku të jetë e nevojshme, njoftojnë mediat shqiptare.

Nga një aksident rrugor në aksin Himarë-Sarandë kanë humbur jetën 11 studentë dhe 22 të tjerë janë lënduar pas rrëzimit të autobusit me të cilin po udhëtonin në humnerë.

Kryeministri Berisha, i cili ndodhet në Samitin e NATO-s në Çikago, është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet përgjegjëse në Tiranë, për operacionin e ndihmës emergjente ndaj të aksidentuarve, për të cilët po kërkon të bëhet çdo gjë, për të shpëtuar jetën e tyre.
XS
SM
MD
LG