Ndërlidhjet

Topi: I tërë shteti është në këmbë


Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi
Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi
Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta dhe hidhërimin e thellë për të gjitha familjet e studentëve që humbën jetën sot në Himarë.

Ai ka siguruar se ndodhet pranë familjeve në këto çaste të rënda e të vështira.

"Ndihem shumë i trishtuar, ashtu sikurse edhe ju për këtë aksident fatkeq, i cili mori përmasa fatale dhe ju shkaktoi këtë tragjedi të madhe. Duke ju siguruar që të gjitha strukturat e duhura të shtetit shqiptar janë ngritur në këmbë e janë mobilizuar duke punuar me një organizim të shkëlqyer për të administruar situatën dhe minimizuar përmasat e kësaj tragjedie të rëndë, më lejoni t’ju shpreh edhe njëherë solidaritetin njerëzor dhe institucional. Njëkohësisht u uroj shërim sa më të shpejtë studentëve të plagosur," ka thënë Topi.

Autoritetet e Shqipërisë thanë se autobusi që po transportonte studentë të universitetit ka rënë në greminë afër Himarës, duke lënë të vdekur 11 persona dhe duke lënduar 22 të tjerë.
XS
SM
MD
LG