Ndërlidhjet

SEEMO dënon kërcënimet ndaj gazetarëve kosovarë


Ilustrim

Ilustrim

Organizata e Mediave për Evropën Juglindore me seli në Vjenë, (SEEMO), ka dënuar kërcënimet fizike ndaj dy gazetarëve të Kosovës më 16 maj në qytetin e ndarë etnikisht të Mitrovicës, në veri të Kosovës.

Protestuesit kanë kërcënuar se do të sulmojnë gazetarët Musa Mustafa, gazetar i Kohës Ditore dhe Alidin Damatit të agjenicsë Kosova Press, por policia arriti të shmangë agresionin, thuhet në njoftimin e SEEMO-s.

SEEMO shpjegon se gazetarët u detyruan të largohen dhe policia ndërhyri në minutën e fundit.

Megjithatë, vë në pah SEEMO, duke cituar gazetarët, "policia dhe forcat ndërkombëtare (KFOR), morën një qëndrim të butë në kohën kur filluan kërcënimet".

"Unë iu bëj thirrje autoriteteve për të hetuar këtë rast të frikësimit të gazetarëve," tha Oliver Vujoviq, sekretari i përgjithshëm i SEEMO-s.

"Gazetarët duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre lirshëm, dhe unë iu bëj thirrje autoriteteve të policisë dhe KFOR-it për të mbrojtur gazetarët dhe për të mundësuar që ata të bëjnë punën e tyre”, ka thënë përmes një njoftimi për media, Vujoviq.
XS
SM
MD
LG