Ndërlidhjet

KE: Nikolliq të vazhdojë rrugën e reformave drejt BE-së


Tomislav Nikoliq

Tomislav Nikoliq

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje presidentit të sapozgjedhur serb, Tomisllav Nikolliq për të vazhduar rrugën e Serbisë drejt reformave të integrimit në BE.

Krerët e Këshillit Evropian dhe të Komisionit Evropian, në një deklaratë të përbashkët kanë thënë të hënën se votuesit e kanë dhenë një “sinjal shumë të qartë”,se duan anëtarësim në BE.

Nikolliq, një ish-anti-perëndimor, ultranacionalist, i cili mezi mundi pro-perëndimorin presidentin e deritanishëm Boris Tadiq në balotazhin e së dielës, ka premtuar se "Serbia nuk do të largohet nga rruga evropiane”.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka përshëndetur atë që e përshkroi si "votim të qetë dhe të rregullt" në këto zgjedhje.
XS
SM
MD
LG