Ndërlidhjet

Perëndimi shpreson për një bashkëpunim të ri me Iranin


Irani dhe gjashtë fuqitë botërore, duke përfshirë Britaninë, Kinën, Francën, Gjermaninë, Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara, po përgatiten të përballen në Bagdad të mërkurën, për të diskutuar mbi kërkesat e Perëndimit që Teherani të dëshmojë se program i tij bërthamor ka synime paqësore.

Shefi i programit bërthamor iranian Saed Jalil, i cili ka mbërritur tashmë në kryeqytetin e Irakut, tha se shpreson për "fillimin e një bashkëpunimi të ri”.

Raportet thonë se Teherani mund të bëjë thirrje për heqjen e sanksioneve perëndimore kundër republikës islamike në këmbim të lejimit të inspektorëve ndërkombëtarë për të vizituar lokacionet e dyshuara iraniane.

Kreu i agjencisë së Kombeve të Bashkuara, i cili mbikëqyr zhvillimet lidhur me energjinë bërthamore Jukia Amano, të hënën u takua me zyrtarët iranianë në Teheran për të vlerësuar gatishmërinë e Iranit për t'au lejuar inspektorëve qasje të lirë në hetime.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka përsëritur ndërkohë pretendimet se Irani po mëton zhvillimin e armatimit bërthamor për të shkatërruar shtetin izraelit.
XS
SM
MD
LG